Policia e Krujës ka bërë të munduar arrestimin e Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë.
Siç bëhet me dije në njoftimin e policisë, arrestimi i 34-vjeçarit është bërë pasi atij i janë gjetur armë gjahu, fishekë dhe dorezë përforcuese grushti.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për vëllain e tij, shtetasin A.Q. 31 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë në bashkëpunim me njëri - tjetrin, për motive të dobëta kanë kanosur më armë gjahu shtetasin A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të proceduar penalisht janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale materiale:
• armë gjahu tip Shotgan;
• 20 fishekë çifte;
• thikë ;
• dorezë përforcuese grushti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kansoja" në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta "parashikuar në nenet 84, 25 dhe 279 të Kodit Penal.