Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” të gazetares Rudina Xhunga në “News 24” është duke i folur për protestën e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë shembjen e shtëpive nëse shpronësimi nuk është 100%, në vlerë tregu.
Në emision kanë folur edhe banorët, të cilët janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund protestës.
Doriani, një banor i zonës, ka bërë një propozim mjaft interesant për kryeministrin Rama dhe kreyetarin e Bashkisë Erion Veliaj.
Autoritetet kanë thënë se ato shtëpi që nuk kanë legalizim, do u paguhet qiraja për 3 vite, ndërsa Doriani propozon: “ I them Ramës dhe Veliajt, që ua paguaj unë qiranë për 10 vite, të dalin nga shtëpitë e tyre e të shkoj unë tek ta”./ I.M-Dritare.net