Emisioni “Stop” trajtoi sonte rastin e një “shëruesi”, ose siç njihen ndryshe guru”, që pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve. Por të gjitha këto probleme, “shëruesi” Shefqet i lidh me seksin.
Pavarësisht nga objekti i ankesave të qytetarëve, synimi i tij është, që meshkujt të jenë të shëndetshëm dhe potentë seksualisht. Madje për këtë qëllim, nuk mungojnë as “ushtrimet demonstrative” me të gjithë ata që i drejtohen.
“Stop” ka ndjekur me kamera të fshehtë disa prej seancave të këtij shëruesi, konkretisht 3 raste të ndryshme. Në rastin e parë, është një vajzë e cila kërkon “shpëtim”, sepse nuk i ecën me meshkujt.
Me vajzën nuk zgjatet shumë dhe i jep disa këshilla, të shkruara në copa të vogla letre që pretendohet se janë në gjuhë arabe.
Shëruesi” Shefqet—Hajde!Si je?
Qytetarja- Mirë! Si je ti?
“Shëruesi” Shefqet – Cfarë ke bo ti?
Qytetarja- Mirë, mirë!
“Shëruesi” Shefqet – Unë do të bëj me hap riskun tënd, të shkruajmë fatin tënd. Si thu ti, a e kam gabim apo jo?
Qytetarja- Jo, për këtë kam ardhur edhe unë.
“Shëruesi” Shefqet – Do t’i vë fat dhe punë të dyja përnjëherë. A të del brenda shtetit, a jashtë shtetit, nuk është problem. Të jetë fat! A e kam gabim, apo jo?
Qytetarja- Unë dal me cuna, po nuk më ecën fare, nuk e di!
“Shëruesi” Shefqet – Po mirë, do të të ndihmoj, ti je si cun vetë! Për fat e për punë, të dyja! Prandaj po të them, se do të të ndihmoj. Shko! Mirupafshim! Ik! Mirupafshim ta bëftë zoti mbarë.
Qytetarja- Mirupafshim!
Në rastin e dytë, është një djalë të cilit “shëruesi” Shefqet i jep këshilla seksuale për të kuruar impotencën. Nuk mjaftojnë këshillat, por ky “shërues” kalon edhe në veprime demontrative.
“Shëruesi” Shefqet- Me ka je?
Qytetari- Vetëm!
“Shëruesi” Shefqet – Hë, si ke qenë?
Qytetari- Cka! Si je ti?
“Shëruesi” Shefqet – Heeee…
Qytetari- Si ia kalove?
“Shëruesi” Shefqet – Mirë! Je në rregull?
Qytetari- Jam tu pas hall me.., me.. më terezit tamam, o burrë i dheut! Për atë punë, që kemi diskutu, se për të tjerat, jam dakord, shumë mirë.
“Shëruesi” Shefqet – Për cka?
Qytetari- Po për atë punën e asaj, që të thashë, për punën e ktyre femrave.
“Shëruesi” Shefqet – Po e kam futur pra, duhet me u normalizu një fije, se kur ke stres, të nis që aty poshtë. Je prish me dorë?
Qytetari- Jo!
“Shëruesi” Shefqet – Ke pas ngrehje?
Qytetari– Po.., momente të caktuara ndonjëherë, po.
“Shëruesi” Shefqet – Ke kryer seks këto ditë?
Qytetari- Jo! Shkova me njonën e s’s’…,s’u terezita tamam.
“Shëruesi” Shefqet – Mos më përdor ilaçe! Mos më përdor stres e hashash, mos përdor gjëra!
Qytetari– Jo, jo, jo! Në botë ato gjëra.
“Shëruesi” Shefqet -I ke lënë tash, se i ke pas pi.
Qytetari – Pasi më ke futur forcë, kam qenë shumë mirë nja 5-6 muaj.
“Shëruesi” Shefqet – Po të kam dhënë, po ke përdor lëndë të huaj. Sot ke edhe nervat e zbutura.
Cohu në këmbë, shko te vendi.
Vëre gishtin në kërthizë.
Ku të shtohen ndjenjat më shumë? Sipër apo poshtë?
Merr frymë!
“Shëruesi” Shefqet – Ku të vjen epshi? Te goja apo poshtë?
Qytetari- Poshtë më shumë, si me thënë…
“Shëruesi” Shefqet –Liroji!
Komplet!
Boll! Boll!
Edhe të tjerat!
Lëvize!
Qytetari- Si ta lëviz?
“Shëruesi” Shefqet – Si të dush!
Mbushu me frymë!
Shkunde!
Hiqe dorën!
Vjen shenja rritjeje ,vjen a s’vjen?
Tani pjesën muskulare dhe pjesën nervore, ke sistemin nervor, që nuk e komandon dot.
Të shtohen ndjenjat apo të ftohen?
Qytetari- Tani, sikur më janë ftohur, s’e di.
“Shëruesi” Shefqet – Si të vjen ftohja tani? Më shumë?
Ku e ke më shumë si ftohje?
Qytetari- K’të pjesën k’tu, ku di gjë unë?
“Shëruesi” Shefqet – Të shtohet forca një fije?
Qytetari- Po!
“Shëruesi” Shefqet – Si të vjen forca? futje, prishje me gojë apo?
Qytetari– Futje vjen.
“Shëruesi” Shefqet – Ku të vjen?
Qytetari- Me u prish për shembull.
“Shëruesi” Shefqet – Tu u shtu, apo tu u paksu?
Qytetari- Tu u shtu.
“Shëruesi” Shefqet – Si ndihesh?
Qytetari– Normale tani, jam shumë mirë!
“Shëruesi” Shefqet – Futje në pantallona, apo fut e prish?
Qytetari-Futje, prishje.
“Shëruesi” Shefqet – Si je me gjendjen e trupit tani?
Qytetari- Më i lirë më i qetë.
“Shëruesi” Shefqet – Cohu në këmbë!
Qytetari- Shumë faleminderit, se… s’s’s…
“Shëruesi” Shefqet – Lëvize me dorë vetë tashti, se forcë… Shkunde!
Du, truri jot të jetë i qetë, me trurin tënd bëhet puna.
Qytetari- Aaa e kuptoj tani, që jam me terezi.
“Shëruesi” Shefqet – Lëvize! Shkunde! Shkunde!
Du kujtesën,po pate kujtesën je top, kujtesa është njish për ty.
“Shëruesi” Shefqet – Si të vjen?
Qytetari- Tani si me ta thënë, më shtohet pak forca.
“Shëruesi” Shefqet – Ke forcë te seksi, pastaja…
Qytetari-Forcë seksi, po kam pak, si me ta thonë kam pak atë sikletin, a je tu kuptu?
“Shëruesi” Shefqet – Ca sikleti?
Qytetari-Poo turp, o burr, a je tu kuptu?
“Shëruesi” Shefqet – Turpin haje me bukë, po si të vjen mendja?
Qytetari-Mendja pëëër…
“Shëruesi” Shefqet – Pse të erdh turpi tani ty? Qëparë s’të erdh turpi.
Si e kishe turpin qëparë? E kishe turpin qëparë?
Qytetari-Jo!
“Shëruesi” Shefqet – Pse të erdh turpi tashti ty?
“Shëruesi” Shefqet – Si të vjen tani? Futje në pantallona apo prishje?
Qytetari-Prishje!
“Shëruesi” Shefqet – E bën zoti prishjen tani, apo nuk e bën?
Qytetari-Po, mendoj, që po!
“Shëruesi” Shefqet – Ca lloj prishje ke qejf?
Qytetari- S’e di, thjesht me u prish…,me, me, si me ta thonë, me nxjerr atë sikletin.
“Shëruesi” Shefqet – Kur e nxjerr, je më i lirshëm?
Qytetari-Po!
“Shëruesi” Shefqet – A pendohesh mbrapa?
Qytetari– S’e di tani, nuk e di, nuk e kontrolloj dot atë pjesën.
“Shëruesi” Shefqet – Po kontrolloje pjesën! Të shtohet apo të pakësohet?
Qytetari-Shtohet!
“Shëruesi” Shefqet – Fute në pantallona! Je në rregull, s’ke asnjë gjë!
Qytetari- Eshtë super e vërtetë, se unë tani e ndjej veten, si i thonë.
“Shëruesi” Shefqet – Po mirë! Unë ta dhashë një forcë erotike quhet kjo, me dy shije dhe nga dora jote dhe nga forca e Perëndisë.
“Shëruesi” Shefqet – Unë, kur jam i lodhur me i pas femrat nga 20 vjece, s’më bëjnë dot, se jam i lodhur në punë.
Qytetari-Shumë falemderit! Hajt mirupafshim!
“Shëruesi” Shefqet – Kishte të tjerë jashtë?
Qytetari- S’e di, ka njerëz. A t’i them futu?
“Shëruesi” Shefqet – Lëre hap, lëre hap!
Qytetari- Ok! Hajt mirupafshim! Shumë faleminderit!
Në rastin e tretë është një tjetër djalë, i cili ka hallin e xhaxhait të tij, të cilin e ka në burg në Belgjikë. Ai shkon të marrë këshilla tek “shëruesi” Shefqet për të ndryshuar fatin e xhaxhait të tij. Mirëpo, edhe në këtë rast ndodh çudia. “Pacientit” të tretë, nëse do ta quajmë kështu, pretendon se do t’i zgjidhë hallin e xhaxhait duke i dhënë receta seksuale.
“Shëruesi” Shefqet- Hajde! Hë, si ia kalove?
Qytetari– Mirë! Si je? Të mora në telefon herën e kaluar, ishe jashtë shtetit. Ta mbyll?
“Shëruesi” Shefqet – Mbylle, mbylle! Hë, ca ke bërë?
Qytetari- Mirë! Ca ke bo ti?
“Shëruesi” Shefqet – Ti je nga Burreli?
Qytetari- Jo! Unë rri në Tiranë.
“Shëruesi” Shefqet – Ti je nga Tirana?
Qytetari-Po!
“Shëruesi” Shefqet – Ke qënë ka herë ktu?
Qytetari- Kam qënë dhe një herë tjetër.
“Shëruesi” Shefqet – Sa kohë u bë, që ke qënë?
Qytetari- U bë një muaj e pak.
“Shëruesi” Shefqet – Një muaj e pak, ca ke dëshirë me të ndimu sot?
Qytetari- Po kur kam qënë herën e kaluar, më ke thënë: kur të shohësh ëndrrën e parë do vish ke unë. Po kemi një xhaxh në burg neve, që e kemi në Belgjikë edhe sikur më ke thënë, që do të ndimojë një avokat, do dali. Ma ke përmëndur në ëndërr, më the do dali dhe mos u merr me atë punë the, se e rregulloj unë me avokatin.
“Shëruesi” Shefqet – E rregullo forca shpirtit atij, që ka kërkuar ndihmë.Do të bëj paradok shenja për të gjitha gjonat, të jesh i saktë i mbrojtur dhe i fuqishëm për vete. Xhaxhin, sa e kanë dënuar në Belgjikë?
Qytetari- 28!
“Shëruesi” Shefqet – Eëëë…
Qytetari- 28!
“Shëruesi” Shefqet – Sa ka bërë?
Qytetari- 12!
“Shëruesi” Shefqet – Kam fut me e ndihmu, ca kam thënë në ëndërr e bëjsh dhëndër!
Qytetari- Unë vec atë du me pa mirë edhe…
“Shëruesi” Shefqet -Po mirë, të gjitha i martum, qe apo beqar
Qytetari– Jo! Beqar!
“Shëruesi” Shefqet – Sa vjec është?
Qytetari- Po i bie 40 e ca, 47, jo 48!
“Shëruesi” Shefqet – Do mundohna, që ta qesim!
Qytetari– Po atë kam unë pikën më të dobët.
“Shëruesi” Shefqet – Po mirë, prandaj e futa! Unë për 30 sekonda të mbledh Shqiprinë me qënë në Australi, ta sjell në Afrikë të Jugut, ta bie në grusht. E për 75 sekonda, e sjell tën botën e ia dorëzoj prapë ti në trup. Kjo është forcë mbinatyrale, nuk është forcë.
Qytetari– Po! Kuptoj!
“Shëruesi” Shefqet – Cohu, të shof tashi në këmbë! Hajde! Duhanin duhet ta nalësh, duhet ta lësh duhanin! Mbushu me frymë! Lëshoje frymën! Mos i lidh duart mbrapa, se je më i lirshëm! Ku të shtrohet fuqia e forcës trupore, apo muskulare, tashti të vjen nga muskujt, apo nga trupi?
Qytetari– Nga muskujt, ato ndjej!
“Shëruesi” Shefqet – Ku të shtohet fuqia, e urrejtjes, apo e trupit?
Qytetari- Tani muskujt i ndjej të lëvizin, këto pjesët e damarëve.
“Shëruesi” Shefqet – Të dhembin?
Qytetari- Jo! Thjesht i ndjej si të nxehta.
“Shëruesi” Shefqet – Ku të vjen më shumë fuqi të themrës, apo të kupave të gjurit?
Qytetari- Kupat e gjurit.
“Shëruesi” Shefqet – Forcë trupore, a seksuale tashti?
Qytetari- Trupore!
“Shëruesi” Shefqet – Kur t’i fus gjitha forcat, të vjen më shumë urrejtje apo qejf?
Qytetari-Qejf nuk është, se ndjej urrejtje për dikë, llogjikisht, kur nuk ndjen urrejtje, të vjen qejf.
“Shëruesi” Shefqet – Ku të shtohet efshi (epshi) më shumë? Epshi i gojës në seks apo epshi i penisit në seks? Me gojë. Me gojë të vjen efshi me gojë nga goja jote, a kur ta mer një femër go****?
Qytetari– Po llogjikisht një femër, se nga goja ime s’ka sesi!
“Shëruesi” Shefqet – Po e puth, e kafshon?
Qytetari- S’është se jam i ndjeshëm nga këto. E kupton?
“Shëruesi” Shefqet – E puth? I ha gjoksin?
Qytetari- Normale!
“Shëruesi” Shefqet – Po mirë, kur t’i fut gjithë forcat, që të përmend unë, të vjen më shumë siklet? Qejf?
Qytetari- A kur pyet, llogjike, siklet.E kupton?
“Shëruesi” Shefqet – Po i thonë një fjalë e vjetër, turpin haje me bukë, qejfin bëne për vete! Turpin haje me bukë, marren hidhe në përralla, hidhe në hale edhe qejfin bëne për vete! Ulu njëherë! Ti je shkëlqyshëm! Je trup! Je mashkull i artë, trup i bukur, je mëndje zgjuar. Të gjitha i ke nga ai i fuqishmi, përsëmbari.
Qytetari- Kuptoj!
“Shëruesi” Shefqet – Je mashkull misterioz! Je shumë i qetë, më pëlqen karakteri i pastër i joti. Këto janë dhunti natyrale, vec kjo dhunti, quhesh shërbëtor i Zotit, i bamirsisë shpirtërore.
Qytetari- Kuptoj!
“Shëruesi” Shefqet – Grada ime më e madhe është shërbëror i Zotit! Hë, ca ke tjetër me më ngacmu?
Qytetari- Këto unë ta thashë, për ca kam ardhur.Unë kam ardhur për xhaxhin!
“Shëruesi” Shefqet – Unë kam fut kryesorët për ty! Sot më të parin kam futur ty, i dyti pastaj, është xhaxhi.
Qytetari- Për mua të kishe fut xhaxhin të parin!
“Shëruesi” Shefqet – Pa fut ty, s’del xhaxhi! Unë në emrin tënd, e kam qit xhaxhin. Cohu tashi, të shof në këmbë! Radhën e parë, të kam cuar në këmbë?
Qytetari- Po!
“Shëruesi” Shefqet – Vëne gishtin te kërthiza! Lehtë, vetëm lehtë, s’ka gjë! Ta kam marë kërthizën radhën tjetër, ta kam pastru kërthizën, trurin, stresin dhe hamendjen! Vene pak lirë, vetëm mbaje pak! Ku të shtohen shijet trupore më shumë, në kërthizë e sipër, apo në kërthizë e poshtë?
Qytetari- Sipër!
“Shëruesi” Shefqet – Ku të vjen më shum epshi, nga goja apo nga bo…et?
Qytetari- Epsh, epsh, s’më vjen.
“Shëruesi” Shefqet – Ku të shtohen ndjenjat, nga penisi apo nga goja?
Qytetari- Nuk është, se kam ndonjë ndjenjë seksuale për momentin.
“Shëruesi” Shefqet -Ke ftohje, apo ke ngrohje? Vëre vëre gishtin në kërthizë, mos e luaj pa thën unë! Ajo është mesi peshës së trupit. Në cfarë moshe ke kryer mardhënie seksuale?
Qytetari- Ku di? 15 – 16 ka qënë…, 15 fundi i…
“Shëruesi” Shefqet -Me kë kryve?
Qytetari- Me ish-të dashurën e asaj kohe, të shkollës.
“Shëruesi” Shefqet – E dhunove apo deshti vet?
Qytetari- Jo vetë! Unë të thashë, jam kundra dhunës.
“Shëruesi” Shefqet – Jo, jo! Dhunim, domethënë ndjenja, qejfi, jo ndjenja dhunimi me zor.
Qytetari- Normal, ndenja qejfi. Hera e parë. Kupton?
“Shëruesi” Shefqet – 8a moshe ke kryer seksin e by..s?
Qytetari- Asnjëherë!
“Shëruesi” Shefqet – Mos të ka thënë ndonjë grua t’martume, ndonjë?
Qytetari- Jo, jo! Asnjëherë!
Këto ishin tre kamerat e fshehta të “shëruesit” Shefqet, që në fakt jo pak qyterarë kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve.