Në kërkim për vjedhje, dy në pranga

E mërkurë, 21 November 2018 09:25

Policia ka vënë në pranga dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim per vjedhje në dy qytete, Fier dhe Lushnje.

Në pranga u vu Enea Hyseni, 19 vjeç dhe Fation Ahmetaj 32 vjeç të dy nga Fieri.

Për 19-vjeçarin Hyseni Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim. Të njëjtën masë sigurie Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka dhënë për shtetasitn tjetër, Fation Ahmetaj.

Login to post comments