Lumenj marihuane dhe lumenj parash, mbledhur nga gjimnazistë dhe studentë në Itali, kanë pasuruar një organizatë kriminale në Itali, në përbërje të së cilës kanë qënë edhe dy shqiptarë. Midis dy të arrestuarve nga një operacion ndërkombëtar droge, në Itali janë arrestuar Harient Helmi, 22 vjeç në Mira dhe Leonardo Staka, 26 vjeç në Selvazzani.
Policia u sekuestroi atyre gati 1 milion euro, që dyshohet se janë fituar nga tregtia e drogës.
Në përgjimet që u ka bërë policia, tregtarët e vegjël dëgjohen tek shprehen se duan ta zgjerojnë aktivitetin e tyre me kokainën, pasi bëjnë më shumë para se me marihuanën dhe hashashin.
Nëse shihenfotografitë e të rinjve shpërndarës droge, të hedhura në rrjetet sociale, njeri prej tyre feston ditëlindjen duke marrë me qera një limuzinë dhe tjetri që i jep një makine Audi të re.
Drogën e blejnë për pesë euro gramin dhe e shesin dy herë. Arrin nga Spnja, kultivohet në sera speciale dhe është aq e mirë sa për ta mundur konkurenten shqiptare.
Droga shitej tek nxënësit dhemjaft prindër janë ankuar për atë që po ndodhte në shkolla.
Dje, karabinierët në Venecia, Padova, Vicenza, Treviso dhe Battaglione, me mbështetjen e njesive të policisë lokale të Mira, arrestuan veç shqiptarëve, italianë, rumunë dhe një çift molad, të cilit iu sekuestrua edhe apartamenti.