Në një kohë kur në disa zona të Shqipërisë kanë rënë reshjet e para të dëborës, Policia e Shtetit ka dhënë disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e mjeteve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ policia i bën apel shoferëve që të mos bëjnë manovra në rrugë me ngrica dhe dëborë.
“Këshilla për drejtuesit e mjeteve në kushtet e dëborës dhe të akullit”, thuhet në njoftimin e policisë.