Një 33-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi goditi infermierin e spitalit. Në pranga u vu shtetasi Besnik Dashhana, i cili akuzohet për veprën penale 'goditje për shkak të detyrës'.
"Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas, duke marrë mjekim, për motive të dobëta ka goditur infermierin e spitalit të Elbasanit, shtetasin A.N., 33 vjeç, banues në Elbasan", sqaron policia.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit.