Kreu i ARRSH sqarime pa lekë

E mërkurë, 21 November 2018 13:51

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, duke u rrekur për të sqaruar situatën me banoren e “Unazës së Re”.

Edhe pse prej më shumë se 15 ditësh banorët e kësaj zone kërkojnë që të mos dalin në mes të rrugëve, por që qeveria të bëjë të mundur dëmshpërblimin për banesat e tyre.

Por, duket se Qendro ishte i qartë kur doli, pasi kishte marrë urdhër për të dhënë se plani do të vazhdonte dhe asgjë nuk do ta ndalte prishjen e banesave të tyre.

Madje, bashkëbisedimi u shoqërua me tensione të lartë, pasi duke qenë se Qendro kishte dalë për tu justifikuar, nuk tha asgjë për banorët e Unazës së Re.

Qendro nuk tha as edhe një fjalë për banorët, duke bërë kështu që sqarimi i tij të ishte i pavlerës, pasi gjënë kryesore, dëmshpërblimin për banesat e tyre.

 

Login to post comments