Gjermania heq vizat për punëkërkuesit? Ambasada në Tiranë jep sqarimin

E mërkurë, 21 November 2018 14:36

Dje u përhap një lajm se Gjermania ka vendosur të heqë vizat për punëkërkuesit nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Ndonëse në lajm nuk citoheshin burime konkrete, shumë portale nuk ngurruan ta publikonin pa e konfirmuar.

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar sot për këtë çështje dhe sqaron se nuk ka rregulla të reja për shtetasit e Ballkanit që duan të punojnë në një vend të BE-së, përfshi këtu edhe Gjermaninë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se shtetasit nga Ballkani duhet të aplikojnë në ambasadën përkatëse për vizë dhe leje pune, nëse duan të shpërngulen në një vend të Bashkimit Evropian.

“A ka rregulla të reja për shtetasit jo-BE nga Ballkani të cilët dëshirojnë të punojnë në BE? Jo. Edhe pse lajmet mund të jenë ndryshe, shtetasit nga këto vende ende kanë nevojë për vizë dhe leje pune për Bashkimin Evropian, për të cilën ata do të duhet të aplikojnë në ambasadën përkatëse. Me shumë gjasa kjo do të vlejë edhe për vitin 2019. Të gjitha informacionet mbi dokumentat e nevojshme për vizë me qëllim punësimi në Gjermani mund të gjenden në faqet e internetit të ambasadës gjermane”, thuhet në reagim.

Disa politikanë gjermanë kanë kërkuar nga autoritetet që të lehtësojnë procedurat për shtetasit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkojnë të punësohen në Gjermani. Me procedurat në fuqi, një aplikues duhet të presë më shumë se gjashtë muaj për të marrë konfirmimin nga ambasada.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...