Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar vendimin për të caktuar si ditë pushimi për administratën publike, të premten e 30 nëntorit. Vendimi përcakton se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
Si rrjedhojë e festave të nëntorit (28-29), administrata publike do të jetë pushim të mërkuren, të enjten dhe të premten e ardhshme.