Unaza e Re, Pas Veliajt që i quajti shpellarë edhe Rama shfaq urrejtjen për veriorët

E mërkurë, 21 November 2018 15:36

Edi Rama dhe Erion Veliaj dita-ditës po shfaqin urrejtjen ndaj të ardhurave nga Veriu në Tiranë apo dhe zona të tjera të Shqipërisë së Mesme. Nuk është hera e parë që e bëjnë të dy. E kanë bërë dhe më parë me banorët në zonat në periferi të Tiranës si Kamës, Paskuqan, apo Vorë dhe guxuan dhe u futën dhe brenda kryeqytetit. Të kapur pisk në situatën me banorët e Tiranës së Re, si kryebashkiaku Veliaj ashtu edhe kryeministri Rama po e kruajnë me gjethe fiku duke fyer të ardhurit në Tiranë. Së pari e bëri Lal Eri i cili i quajti banorët e vendosur në zonën e Unazës së Re ku do të iu prishen shtëpitë  duke i quajtur ata shpellarë, e sot kuptohet që Rama e bëri indirekt duke në përgjigjie të deputetëve të opozitës kur ironizon dialektin e Veriut. Nuk kuptohet ky guxim i kësaj dysheje, por një gjë është e sigurt, ose janë në delir, ose kanë një hall të madh sa tentojnë të fyejnë shqiptarët, ne këtë rast veriorët!

Ka një shpërthim komentesh dhe memesh online në lidhje me pagesën që do të bëhet për 2.2 kilometra të Unazës së Re. Opozita e denoncoi fillimisht faktin se për kaq kilometra do të shpenzohen 40 milionë euro. Kaq u desh dhe rrjetet sociale janë mbushur me zemërim.
Por kryeministri Edi Rama e ka një përgjigje. Teksa ironizon dialektin verior, që ngatërron xh me gj, Rama nuk mbetet pas Erion Veliajt, që i etiketoi si “shpellorë”.
‘Dikush duhet t'u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre!
Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard,’ shkruan ai në Twitter.

 

rama1.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 16:36

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...