Banorëve të Unazës së re u janë bashkuar sot në ditën e 18 të edhe ata të zonës së Bulevardit të ri, të cilët denoncuan se qeveria i mashtroi për dëmshpërblimin. Ata janë bërë bashkë me kauzën e banorëve të “Astirit” dhe shprehin pakënaqësinë e mos marrjes ende sot të dëmshpërblimit që qeveria dhe Bashkia u premtuan në vitin 2016 pas shkatërrimit të banesave që u prekën në llogari të projektit të “Bulevardit”.
“Ne bashkohemi me ju sepse jemi edhe ne të zhgënjyer me qeverinë. Në na i prishën shtëpitë të “Bulevardi i ri”, na premtuan dëmshpërblim po akoma edhe sot nuk kemi marrë asgjë. Ju mos u mashtroni si ne” u shpreh një prej banorëve të zhgënjyer.
Sot banorët e unazës së re janë më të shumtë në numër.