Për shumicën e amerikanëve, Dita e Falënderimeve shpesh kthehet në një festë vërtet madhështore ku njerëzit hanë shumë, shohin shumë TV, marrin pjesë në parada dhe të gjitha këto vijnë pas blerjeve masive në ditën menjëherë pas festës, e quajtur E Premtja e Zezë.
Në disa raste, festa ka vërtet teprime. Vitin e kaluar, restoranti Old Homestead Steakhouse në Nju Jork ofronte darkë për Ditën e Falenderimeve për 10 persona me çmimin 76 mijë dollarë.
Në fakt, një darkë ose drekë tipike kushton shumë më pak. Sipas Federatës Amerikane të Bujqësisë, ajo mund të kushtojë rreth 50 dollarë.
Ja shpenzimet tipike për 10 persona:
Gjeldeti (7 kg): $ 21.71
Mbushje për gjelin: $ 2.87
Patate të ëmbla: $ 3.39
Bizele: $ 1.47
Bukë: $ 2.25
Boronica: $ 2.65
Karrota dhe selino: $ 0.75
Kungull: $ 3.33
Brumi për ëmbëlsirën: $ 2.47
Krem qumshti: $ 2.58
3.8 litra qumësht: $ 2.92
Kafe apo çaj: $ 3.01