Nëse të gjithë po bëheshit gati për të ndryshuar garderobën me veshjet e dimrit, do të duhet ta rimendoni.
Të dhënat meterologjike flasin për një situatë të pazakontë për stinën e dimrit, pasi pritet të jetë më i ngrohtë se zakonisht.
Metodi Marku: Përsa i përket dimrit, të tre muajt e tij rezultojnë të jenë mbi mesataren shumëvjeçare sa i përket temperaturave. Sa i përket reshjeve, edhe ato me të njëjtën sjellje. Në janar duket se do të ketë njëfarë defiçiti rreth 20 mm nën mesataren shumëvjeçare.
Situata e rreziqeve nga përmbytjet për qytetet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat duket se ka kaluar. Instituti i Gjeoshkencës njofton se moti pritet të ketë përmirësime në ditët në vijim.
Metodi Marku: Shenjat e para të përmirësimit u vunë re që në orët e para të mëngjesit të sotëm, e enjtja dhe dita e premte do të jenë me një atmosferë mjaft të qëndrueshme. Në përgjithësi është mot i kthjellët.
Ndërsa fundjava do të ketë sërish reshje të cilat do të jenë të lokalizuara.