Skandali/ Reforma Rama me librat, fëmijët duhet t'i këndojnë xhaxhit Enver

E mërkurë, 21 November 2018 21:51

Për të treguar problemet që kanë tekstet shkollore deri në ditët e sotme, Top Story ka pasqyrur transformimin që ka pësuar përmbajtja e teksteve në komunizëm, si ndryshuan librat në vitet ’90 dhe më pas në vitin 2005 me futjen e altertekstit.

Top Story solli në vëmendje disa nga librat që fëmijët mësonin në kohën e komunizmit, ku në çdo abetare, gjindej foto-ja e diktatorit, ku në çdo vjershë, cdo tregim, e cdo faqe libri, i thurte lavde partisë komuniste dhe shokut Enver, duke sjellë kështu mangësi të mëdha tek nxënësit.
Përshembull një tekst i historisë së Shqipërisë për klasën e 4-t fillore, e botuar në vitet ’70, në vend që të trjatojë histori bazuar në dokumenta dhe fakte, u tregon fëmijëve vetëm një propagandë të mirfilltë të partisë komuniste.

“Partia e ka mbrojtur Shqipërinë nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. Ajo e ka lidhur vendin tonë me miq besnikë dhe të fuqishëm, që na duan e na ndihmojnë.Me ne është Kina e madhe popullore e udhëhequr nga Mao Ce Duni, me ne janë popujt dhe revolucionarët e gjithë botës”, – teksti i shkruar.

Me ardhjen e demokracië në vitet ’90, erdhën shumë ndryshime në arsimin shqiptar. Së pari u hoqën nga libra t lavdëratat dhe slloganet për partinë dhe shokun Enver. U hoqën figurat dhe vjershat e realizmit socialist. Nxënësit nuk ishin më pioner dhe as yllka.
Përsa i përket metodave të mësimdhënies dhe kurrikulave, shumë pak gjëra ndryshuan.

Libri shkollor vazhdoi edhe për shumë kohë të ishte ekskluzivitet i vetëm një shtëpie botuese, e cila ishte shtetërore. Ata që konkuronin ishin vetëm autorët vendas ndryshe nga çfarë ndodh në ditët e sotme.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 21:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...