Kryeministri Edi Rama ka provokuar edhe një herë banorët e “Unazës së Re”, duke thënë se ata janë zbatues dhe nuk do të marrin asnjë dëmshpërblim.
“Me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në "proces legalizimi", janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s'ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama në Facebook.