Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në një vizitë në Kroaci, ndërsa ditën e sotme ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto të veçantë.
“Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstića” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate.”, -shkruan kreu i shtetit, Ilir Meta.