Policia e Elbasanit dhe FNSH finalizuan një operacionin antidrogë mëngjesin e djeshmëm në Qafë-Thanë.
Mësohet se 570 kilogramë kanabis ka qenë sasia e drogës së sekuestruar nga policia.
E gjithë sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në shasinë e një furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë. Ky mjet transporti dyshohej se do të kalonte fillimisht në Maqedoni nëpërmjet pikës së kalimit kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa destinacioni përfundimtar nuk dihet ende.
Pas bllokimit të furgonit të mbushur me drogë u shoqëruan për në Drejtorinë e Policisë Vendore të Elbasanit disa persona, ndër ta dhe drejtuesi i mjetit.
Ndërkaq, mjeti me targë AA 356 NA që po transportonte më shumë se gjysëm tonelate drogë rezulton të jetë në pronësi të një biznesi nga Qarku i Fierit.
Operacioni u finalizua pas hetimeve disa mujore nga antidroga se me këtë furgon trafikoj sasi e madhe droge me destinacion një nga vendet fqinje.