Para dy ditësh në të gjitha mediat ka qarkulluar lajmi për arrestimin e reperit Steris. Ai u ndalua nga policia pasi u kap teksa konsumonte kokainë në një prej lokaleve të Tiranës.
“Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj. Me miqtë e mi konsumoj drogë kur gjej. Dua të lirohem se nuk kam bërë asnjë shkelje”, dëshmoi Stresi në polici.
Sot ai është liruar pas dy ditësh qëndrimi në qelinë e paraburgimit dhe menjëherë ka postuar një video ku shihet duke tymosur dhe filmuar murin e lagjes ku shkruhet: “Police mos u dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes”.
“Jom shumë i madh për ju, i lirë”, shkruan Stresi në përshkrimin e videos së postuar pak më parë, teksa ai është duke tymosur një cigare që duket si hashash. Të jetë ky vallë një provokim nga reperi?