Edhe pse prej disa kohesh reperi i njohur Stresi ndodhet në burg ai arrin gjithmonë të marrë vëmëndjen e mediave.
I arrestuar disa muaj më parë ai gjendet i burgosur në burgun e Fushë –Krujës nga dhe ku ka bërë telefonatën në emsionin e mëngjësit ‘Aldo Morning Show’.
Reperi ka përshëndetur Aldon duke thënë se ai dhe 450 të burgosurit e tjerë ishin duke e ndjekur.
Më pas këtë pjesë të telefonatës së tij ai e ka publikuar në profilin e tij në Instagram.
Stresi: “Alo mirmëngjes!
Aldo: Kush jeni dhe nga flisni?
Stresi: Bad Boy for life, të marr nag burgu i Fushë-Krujës!
Aldo: Edhe njëherë?
Stresi: Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!
Aldo: Joooooooo… E ke seriozisht?
Stresi: (qesh) Aldo mirmëngjes!
Aldo: Ku je mor plak?
Stresi: Janë 450 të burgosur që po presin telefonatën ta shohin live.
Reperi u vu në pranga në muajin tetor pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.