Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar

Premte, 23 November 2018 15:59

Eshte ndare nga jeta aktori dhe regjisori i mirenjohur i Teatrit dhe Estrades Vlore, Qirjako Sava. Ai eshte pjesetar qe nga krijimi i kesaj trupe profesioniste, i cili ka vlera te veçanta ne aktivitetin krijues dhe profilin artistik te ketij institucioni.

Ai eshte vleresuar me Titujt “Qytetar Nderi i Vlores” dhe “Naim Frasheri” nga Presidenti i Republikes. Grimcat e para artistike i shfaq ne vitin 1946 kur ishte ne shkollen Tregtare, ku aktivizohej ne “Ora gazmore” që organizohej mbi bankën kombetare ne qender te qytetit. Do te fitoje diplomen e pare te nderit ne vitin 1951 ne nje shfaqje me regji te Kadri Roshit, por edhe nje çmim te dyte ne Durres, ne vitin 1953, siç shkruan ne postimin e bere ne Facebook, gazetari Ergys Alushi.

Pas kesaj, ai u kthye ne nje aktor e regjisor profesionist me nje kontribut te madh ne artin e Vlores me nje krijimtari te pasur artistike.

Login to post comments