Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm, ku një makine i është montuar një sasi lënde plasëse.
Mësohet se është lënduar rëndë shtetasi Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703.
Ndërkohë është brenda sallës së operacionit, ndërsa bëhet me dije se ka humbur gjymtyrët.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.