Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur vetëm para disa minutash në Vlorë ku një automjet të cilit i ishte vendosur eksploziv shpërtheu dhe për pasojë drejtuesi Agron Alushaj u dëmtua rëndë dhe ndodhet në spital.
Policia njoftoin se shpërthimi ka ndodhur kur automjeti ishte në ecje. Alushaj, 48-vjeç ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
“Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.