Këmbimi valutor, Dollari dhe Paundi e nisin javën në rritje – Euro fiksohet në 124.2 lekë

Hënë, 26 November 2018 14:38

Monedhat kryesore ndërkombëtare e kanë regjistruar rritje ndaj valutës vendase, lekut, gjatë ditës së hënë, me përjashtim të euros. Kjo e fundit vijon të qëndrojë në vlera të pandryshuara me ditën e premte, e fiksuar në kuotën e 124.2 lekëve në blerje dhe 125 lekëve në shitje, vlera që e kanë shoqëruar gjatë pjesës më të madhe të javëve të fundit.

Ndërkohë, dollari është forcuar me plot 0.5 lekë për njësi kundrejt lekut. Valuta amerikane këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 109.2 lekë.

Luajtja ka qenë më e vogël për sterlinën, e cila u rrit minimalisht me 0.2 lekë për njësi, për të kapur kursin e 140 lekëve në blerje dhe 140.5 lekëve në shitje. Rritja e paundit përkon edhe me lajmin e aprovimit të marrëveshjes Brexit nga krerët e Bashkimit Europian një ditë më parë.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian është forcuar ndjeshëm ndaj monedhës kombëtare, lekut me 0.6 lekë për njësi, për t’u ngjitur kështu në kuotën e 79.3 lekëve.

Me 0.5 lekë për njësi është rritur edhe dollari kanadez, i cili këmbehet sot për 82.7 lekë në blerje dhe 83.5 lekë në shitje. Ndërkohë, rritja ka qenë më e vogël për frangën zvicerane në raport me ditën e premte, e cila këmbehet sot në tregun valutor për 109.3 lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...