Pasditen e sotme, në orën 18:00, në pallatin “Petro Marko” në Vlorë do të zhvillohet ceremonia e dekorimit nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të ekipit të lavdishëm “Flamurtari” të viteve 1986 dhe 1987.
Ekipi vlonjat i asokohe sfidoi dy herë Barcelonën e madhe dhe gjunjëzoi Partizanin e Beogradit.
Në këtë Vit të Skënderbeut, skuadra e madhe vlonjate që bëri histori në Europë, do të dekorohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.