Banorët e Unazës së Re janë mbledhur serish ditën e sotme, për të protestuar për të mos lejuar prishjen e banesave dhe të pronës së tyre. Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës./ Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100 për qind për pronën e tyre, të cilën qeveria kërkon t’ua prishë me pretekstin për projektin e Unazës së Madhe Sot është dita e 23-të e protestës së banorëve tek Unaza e Re. Banoret kanë bllokuar rrugën dhe po bëjnë thirrje që tu jepet zgjidhje kërkesave të tyre.