Rikthehet kërkesa për pagat – Biznesi: Zero taksa deri në 40 mijë lekë

Hënë, 26 November 2018 18:55

Bizneset vendase dhe të huaja kanë listuar një sërë kërkesash përpara deputetëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, me qëllim që të merren në konsideratë në paketën fiskale për vitin e ardhshëm.

Duke mbështetur iniciativën e ndërmarrë nga Komisioni, sipërmarrja ka rikthyer sërish vëmendjen tek pagat e ulëta, duke kërkuar që të rritet pragu i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, me qëllim shmangien e evazionit fiskal.

Shoqatat të ndryshme biznesi kanë bërë edhe një sërë kërkesash, që nga ulja e akcizës për disa produkte, rishikimi i taksës së infrastrukturës, i taksës prej 3 për qind për ndërtuesit, rishikim i ligjit për tatimin mbi të ardhurat, heqje e TVSH-së për shërbimin veterinar, zero tatim mbi dividentin, si dhe është kërkuar rimbursimi nga shteti i kategorive në nevojë që udhëtojnë në transport publik. Në përgjigje të kërkesave të bizneseve, kryetari i Komisionit Erion Braçe ka theksuar se i ka kërkuar Ministrisë së Financave që në fillim të vitit të ardhshëm të sjellë në Kuvend ligjin e ri për të tatimin mbi të ardhurat si dhe po diskutohen lehtësitë sa i përket TVSH-së.

Login to post comments