Autoritetet vendoret në qytetin Italian, Bolonja do të fillojnë një testim për të përdorur pesë dronë, në mënyrë për të vërejtur krimin dhe menaxhuar ngjarjet publike.
“Sistemi do të përdoret për ngjarje të mëdha, për sigurinë e qytetarëve, për abuzime ndërtimore ose krime mjedisore, privatësia është e garantuar nga ligjet e shtetit, kështu që nuk ka rrezik”, tha Alberto Aitini, një këshilltar i qytetit të Bolonjës.
Projekti, i cili do të vihet në zbatim në muajin Janar, do të bëjë Bolonjën qytetin e parë në Itali që eksperimenton një sistem survejimi me shumë dronë.
Kamera e dronit mund të shohë 14 kilometra në distancë gjatë ditës dhe gjashtë kilometra në natë.
“Në Bolonjë, veçoria është që të kemi një sistem multi-kamera, pra që është më shumë dronë që fluturojnë në të njëjtën kohë”, tha Riccardo Delise, një anëtar i ENAC.
Këshilli i qytetit të Bolonjës do të vendosë pas gjashtë muajve nëse do të vazhdojë me skemën.