Revista prestigjoze The Lancet”, në studimin e publikuar mbi “Barrierat Globale të Sëmundjeve 2017” ka rënditur Shqipërinë me performancë të dobët në shëndetësi, ku barrierat kryesore janë: planifikimi familjar, mbipesha e fëmijëve dhe duhanpirja.
Shqipëria ka pësuar regres në shëndetësi nga viti i shkuar. Një studim i revistës prestigjoze të mjekësisë në botë “The Lancet” e rëndit Shqipërinë në vendin e 70-të, duke pësuar një rënie krahashuar me raportin e një viti më parë ku renditej në vendin e 43.
Indikatorët ku vendi ynë përformon dobët janë: planifikimi familjar me metoda modern vlerësuar me 13 pikë, mbipesha e fëmijëve, vlerësuar me 22 pikë si dhe pirja e duhanit vlerësuar me 25 pikë. Studimi ka analizuar 41 nën-indikator që përfshihen ose objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, në 195 vende të botës, duke ekzaminuar të dhënat historike në periudhën kohore 1990-2017.
“Ç’është më e rëndësishmja, asnjë vend nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha objektivat të lidhura me shëndetin e OBSH-së deri në vitin 2030”, shkruan revista prestigjioze e mjekësisë në botë “The Lancet”, në studimin e publikuar mbi “Barrierat Globale të Sëmundjeve 2017” .
Studiuesit e raportit venë re një fenomen që përfshin të gjitha vendet: rënie të ndjeshme globale në nivelet e fertilitetit. “Pothuajse gjysma e vendeve nuk kanë fëmijë mjaftueshëm për të mbajtur përmasat e tyre të popullsisë. Dhe do të ketë pasoja të thella për shoqëritë me “gjyshër më shumë se sa mbesat e nipërit