Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm.
Gjatë protestës së radhës, mësohet se ka pasur përplasje me Policinë Bashkiake, e cila ka për detyrë garantimin e vazhdimit të punimeve në zonën e Astirit.
Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe deputetë të opozitës. Policia bashkiake ka filluar duke hequr neonët e rrugës, çka ka sjellë edhe irritimin e banorëve.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





