Një aksident rrugor ndodhi në Berat në aksin Axhensi-Uznov.
Aksidenti ndodhi tek kryqëzimi i spitalit ku një automjet tip “Opel” me targa AA221RP u përplas me automjetin tip “Ford” me targa AA 636KR.
Si pasojë e aksidentit “Fordi” ka përfunduar në hyrjen e një lokali.
Sipas policisë nuk ka të lënduar por vetëm dëme material.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





