Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim ish futbollistin vlonjat Mexhit Haxhiu.
Në një postim në Facebook ai shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin për këtë takim.
“Kënaqësi të takoja legjendën e futbollit vlonjat dhe shqiptar, Mexhit Haxhiu, i cili më dhuroi librin e tij “Kartoni i Kuq”, që mezi po pres ta lexoj.
Është e vërtetë që regjimi i kaluar i nxori kartonin e kuq për shkak të “biografisë”, që të mos përfaqësonte vendin në arenën ndërkombëtare, por talenti i tij i jashtëzakonshëm frymëzoi dhe edukoi gjithë ata fëmijë vlonjatë që më pas do të bënin emër me Flamurtarin e madh në Kupat e Europës dhe do të bëheshin edhe baza e ekipit tonë Kombëtar të viteve ’80. Mirënjohje Mexhit Haxhiut për ato emocione që iu ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga padrejtësitë që e shoqëruan gjatë gjithë karrierës së tij”, shkruan Presidenti Ilir Meta.