Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë vendin ka shkaktuar rrëshqitje gurësh në aksin rrugor Tiranë-Bulqizë, në afërsi të Shkopetit.
Mësohet se rruga është e kalueshme vetëm me një aks, ndërkohë punëtorët e mirëmbajtjes po punojnë për heqjen e gurëve dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





