Prokurori i mbylli dosjen komisioneres, kalon Vettingu-n

Tuesday, 27 November 2018 11:18

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Besnik Cani.

Po kush është Besnik Cani?

Cani rezulton në një konflikt interesi me komisioneren e Vettingut (KPK), Valbona Sanxhaktari.

Portali Hashtag.al shkruan se zonja Sanxhaktari, ndonëse nuk është formalisht pjesë e trupës, dyshohet se në prapaskenë po lobon për mbrojtjen e Canit.

Zonja Sanxhaktari u hetua në vitin 2004, për korrupsion me tenderat e rikonstruksioneve të shkollave dhe ishte e vetmja zyrtare e hetuar për të cilën prokurori Cani pushoi dosjen.

Sakaq, nga hetimi administrativ i KPK-së Cani rezulton me probleme sidomos në lidhje me pasurinë e tij dhe disa vendime të dyshimta dhe arbitrare në të kaluarën në pushimin e hetimeve.

Një raportim i pak ditëve më parë i Shqiptarja.com zbuloi një listë të gjatë të problemeve të prokurorit Cani.
Komisioni ka ngritur dyshime mbi një kontratë me një kompani hidrokarburesh për ndërtimin e një karburanti, ku prokurori do të merrte 5 lekë për litër. Prokurori Besnik Cani ka një apartament 117 m2 në ‘Don Bosko’, troje në Paskuqan 630 m2 dhe 690 m2, por edhe dy ndërtesa në këtë zonë 150 m2 dhe 300 m2, garazh dhe një makinë. Truallin në Paskuqan 690 m2 dhe banesën 300 m2, Cani thotë se e ka bërë me 700 mijë lekë. Por nuk e justifikon pasi thotë e ka bërë me argat dhe të afërmit e tij.

Sipas një denoncimi Cani ka mbyllur dosjen e shtetasit V.H të akuzuar për vrasje. Sipas denoncimit u pagua 50 mijë euro. KPK shqyrtoi dosjen. Nga shqyrtimi i dokumenteve Cani ka nisur hetimet. Cani pas vendimit të eprorit në prill 2008 ka plotësuar akuzën edhe për shkaktim vetëvrasje.

Është ripërpiluar kërkesa për gjykimin penal duke kërkuar gjykim për V.H me akuzën ‘shkaktim vetëvrasje’ dhe ‘korrupsion pasiv’. KPK thotë se se Cani nuk është thelluar në hetime dhe padrejtësisht ka pushuar akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes herën e parë ndërsa herën e dytë vendosi ta hetojë çështjen në fjalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...