Punonjësit e IKMT-së që u kthyen pas nga banorët e Unazës së Re janë rikhtyer sërish për të vazhduar punën.
Por kjo menjëherë ka rikthyer edhe banorët tek vendi ku zhvillohen punimet dhe kjo e ka acaruar situatën.
Megjithatë punonjësit e e IKMT-së janë të shoqëruar me forca të shumta policie. Njëri krah I rrugës ëhstë bllokuar.
“Sa ikën ne erdhën, s’na lanë rehat turp”, tha njëra nga protestueset, duke theksuar se ata nuk do lejojnë prishjen e banesave të tyre.
“Do të flijohemi këtu, kemi dalë për pronën tonë”, u shpreh një tjetër. Ata janë shprehur të zhgënjyer pasi u ishte premtuar se makinat e IKMT-së nuk do të riktheheshin sot pasi u larguan, por ka ndodhur krejt e kundërta.
Ndërkohë tek Unaza e Re kanë shkuar dhe deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.
“Ky i pabesë do mbajë përgjegjësi para qytetarëve, se i mashtro, sapo ikën I riktheu punonjësit”, u shpreh deputeti i PD-së Klevis Balliu.