Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ka nisur operacionin për prishjen e një numri të konsiderueshëm objektesh në disa bashki të vendit.
Objekte që shërbenin në infrastrukturën shëndetësore, arsimore dhe si banesa, pas aktekspertizave të thelluara të kryera nga specialistët pas tërmetit që goditi vendin në nëntorin e kaluar, kanë rezultuar të dëmtuara rëndë dhe të rrezikshme.
Operacionet e IKMT do të shtrihen në bashkitë Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë, Krujë. Këto operacione do t’i shtohen punës së kryer në Thumanë ku brenda pak ditësh IKMT prishi 9 objekte.
Sipas planit te detajuar, IKMT do të prishë:
Në Kavaje: 5 pallate dhe nje shkolle
Vore: 19 pallate dhe 4 shkolla.
Shkolla 9 vjecare e Marikajt, tre kateshe, planifikohet te prishet me shperthim te kontrolluar.
Kamez: Nje shkolle e mesme
Shijak: Tre shkolla
Kruje: Pese shkolla, nje kopsht, nje qender shendetesore
Kurbin: 8 shkolla, 25 pallate
Durres: 1 shkolle dhe 2 qendra shendetesore