I bënin elektroshok! Strasburgu dënon Greqinë për dhunën ndaj të burgosurve shqiptarë

Tuesday, 27 November 2018 12:55

Gjykata e Strasburgut ka dënuar shtetin grek për dhunën e ushtruar ndaj një sërë të burgosurish shqiptarë e bullgarë në burgjet helene.

11 të burgosur nga 22 denoncime që ishin bërë, kanë marrë një dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh për dëmet që janë shkaktuar në adresë të tyre.

Por kush ishin shenjat e dhunës dhe çfarë pretendonin të burgosurit

 

Policia e burgjeve kishte përdorur elektroshok mbi trupat e tyre përveçse dhunës fizike dhe psikologjike. Media greke dikastiko.gr shkruante se disa prej të burgosurve ishin detyruar të ecnin në gjunjë të zhveshur, teksa poshtëroheshin nga policia e burgut.

Në gjykatat e Greqisë çështjet në fjalë ishin mbyllur në shkallën e parë dhe atë të Apelit me argumentin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dhënë një gjykim. Por ndryshe ka vendosur Gjykata e Strasburgut e cila i ka konsideruar si shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Gjykata e Strasburgut argumentoi se mbi trupat e të burgosurve shqiptatë e bullgarë ishin gjetur shenja të qarta të dhunës dhe hematoma të shumta. Gjykata ka shtuar më tutje se asnjë hetim nuk ishte kryer nga prokuroria apo policia në lidhje me rastet.

Login to post comments