LAJM I FUNDIT/ Masakra në ish-Bllok, lirohet një prej të arrestuarve

Tuesday, 27 November 2018 12:55

Gjykata ka liruar Geldo Hotin, i cili ishte i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, ku u vra Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Geldo Hoti u kap në Kakavijë më 5 tetor, 1 ditë pas ngjarjes në Ish-Bllok. Gjykata e Tiranës e ka liruar 37-vjeçarin më datë 22 nëntor.

Gjykata vendosi sot gjithashtu detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë zjarri në lokalin “Monopol”.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 13:33
Login to post comments