Gjermania, 1 vit qira për azilkërkuesit që kthehen në shtëpi, ndihmë shtesë ata që largohen para 31 dhjetorit

E mërkurë, 28 November 2018 18:22

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka nisur një fushatë të diskutueshme që premton të paguajë një qira për një vit për azilkërkuesit të cilët “vullnetarisht” kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Posterat e titulluar “Vendi juaj, e ardhmja juaj. Tani!” janë shfaqur rreth kryeqytetit gjerman kohët e fundit, të shkruar në disa gjuhë, duke përfshirë frëngjisht, anglisht, arabisht dhe rusisht.
Posterat janë pjesë e programeve të “kthimit nga Gjermania” të vendit, të cilat shpresojnë të rrisin numrin e azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës, konfirmon ministria e Brendshme gjermane për Euronews.
Fushata promovon një program të riatdhesimit përmes të cilit azilkërkuesit mund të marrin ndihmë shtesë nëse ata aplikojnë për t’u larguar para 31 dhjetorit.
Të kthyerit do të merrnin ndihmë strehimi në formën e mbështetjes me qira, shuma e përgjithshme e mbuluar shkon 3,000 euro për një familje ose 1,000 euro për një person të vetëm. Pothuajse një milion njerëz që iknin nga konflikti ose varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë arritën në Gjermani në 2016, me vendin që regjistroi më shumë se 700,000 kërkesa për azil në atë vit.
Megjithëse numri ra me 70% në vitin 2017, ku endi mori rreth 200,000 kërkesa për azil ose një e treta e të gjitha kërkesave të bëra në të gjithë Bashkimin Evropian. Pas Gjermanisë vjen, Italia dhe Franca, të cilat kanë marrë 127,000 dhe 91,000 kërkesa për azil, sipas Eurostat.
Shumë kanë shfaqur dyshime dhe pakënaqësi me fushatën, duke e cilësuar si cinike dhe ksenofobike. Fushata e nisur më 15 shtator përfundon më 31 dhjetor.
Formulimi i mesazhit në poster është i paqartë, duke udhëhequr disa emigrantë që banojnë ligjërisht në vend, për të menduar se fushata po u drejtohet edhe atyre, pavarësisht faktit se ai është shënjestruar vetëm për azilkërkuesit, pretendimet e të cilave janë ose të refuzuara ose janë ende në pritje shqyrtim.

Login to post comments