Afrim Qendro, njeriu që po përdor Edi Rama në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbahet mend si një ndër njerëzit më të afërm të Edi Ramës ku drejtonte bashkinë e tanimë në qeveri. Nuk i ndahet shpirti Edi Ramës nga Qendro. Kujtojmë se në vitin 2002 Qendro, drejtor në bashki u arrestua në flagrancë për hapjen e digës së liqenit artificial, veprim ky që i shkaktoi miliona euro dëme qytetarëve të kateve të para, përveç dëmeve që i shkaktoi buxhetit të shtetit për riparime. Kujtojmë sot komunikatën nr.272, datë 29.9.2002 të Ministrisë së Rendit Publik.