Punëtorët grekë kanë lënë ditën e punës këtë të Mërkurë dhe kanë protestuar për një rritje të pagës minimale dhe ulje të taksave, pas viteve të masave shtrënguese. Punëtorët dhe pensionistët, kanë zhvilluar protesta në Athinë.
Gjatë 3 programeve të shpëtimit ndërkombëtare që nga viti 2010, që përfunduan në Gusht 2018, pagat dhe pensionet janë shkurtuar disa herë, ndërsa taksat janë rritur. Protesta u organizua nga sindikata më e madhe në vend e sektorit privat, GSEE.
Ko është protesta e dytë në disa javë, pas një demonstrate të organizuar nga sindikata greke e sektorit publik.
Transporti publik u ndërpre, duke shkaktuar trafik të madh në rrugët e kryeqytetit. Anijet me pasagjerë qëndruan gjithashtu nëpër porte.
Në buxhetin e parë pas ndihmave ndërkombëtare, qeveria e Kryeministrit Alexis Tsipras, që përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm, ka thënë se nuk do të zbatojë uljet e pensioneve dhe se do të rrisë pagën minimale.
Protestuesit bënë të ditur se janë dyshues për premtimet e Qeverisë, pasi publiku i ka dëgjuar prej kohësh gjatë krizave ekonomike.