Banorët e "Astirit" nisin marshimin, rrëzojnë gardhet e ngritura të ARRSH

E mërkurë, 28 November 2018 18:46

Banorët Unazës së Re janë shfaqur të revoltuar në protestën e tyre në këtë pasdite. Mungesa e një përgjigjeje për problemin e tyre nga ana e institucioneve i shtyn ata të shembin gardhet e punimeve të ngritura në këtë zonë. 

Ata janë duke hequr blloqet e betonit në rrugë dhe tabelat e sinjalistikës. Banorët janë duke marshuar në rrugë dhe shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

“Poshtë qeveria”, “O Erjon o diarre këtu i thonë Unazë e Re. “Unaza është e jona”. “Shtëpitë tona do t’i mbrojmë më gjak”. “Jug veri jemi një”. ‘Jemi të gjithë për një qëllim”,”O Erion o zagar do të tërheqim me litar” . Këto janë disa nga thirrjet e banorëve të Unazës së Re.

“Lali Eri vjen natën dhe heq pemët. Çdo gjë këtu janë taksat dhe djersët tona o pis”, u shpreh një qytetare ndaj Veliajt. Në protestë nuk ka forca policie të pranishme.

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 21:05
Login to post comments