Erozioni që po zhduk plazhin e dashur për shqiptarët

Hënë, 03 December 2018 10:32

Pishat janë pjesë e detit dhe kjo është një histori e përvitshme. Erozioni po shkatërron një zonë turistike mjaft të frekuentuar kryesisht gjatë stinës së verës.

Deti po pushton me shpejtësi sipërfaqe të tëra toke duke i kthyer ato në zona ujore. Ata që e njohin Shëngjinin prej vitesh thonë se deti po vijon të hyjë në brendësi të tokës.

Brezi i pishave është drejt fundit në Kune të Shëngjinit në pritje për t’u marrë e gjitha nga deti.

Eksperti i mjedisit Jak Gjini thotë se bregdeti i Shëngjinit po e vuan shtrenjtë ndërhyrjen e njeriut duke folur për agresion të detit ndaj tokës me shtimin e stuhive detare.

Jak Gjini Specialist Mjedisi: Është bërë prezente stuhia detare, nëse para 10 vjetëve llogariteshin 4-5 stuhi detare vetëm për këtë vit ka pasur 2, mos harrojmë Marsin që niveli i detit arrit deri në shëtitoren e Shëngjinit.

Gjini thotë se duhet ndërhyrë sa me shpejt dhe jo të vazhdojmë me strategji pa fund, pasi kjo ndërhyrje është e pashmangshme, por thjesht rriten kostot dhe dëmet.

Jak Gjini Specialist Mjedisi: Kostoja është e lartë, por është e pashmangshme, sepse nëse ne nuk i ndërtojmë sa më shpejt ato, dëmi do jetë edhe më i madh se më përpara.

Prej vitesh flitet për erozionin në Shëngjin dhe dëmet kolosale që janë shkaktuar, por ndërhyrja ka qenë shumë e vakët dhe aspak profesionale.  (Abcnews)

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...