Monedha europiane nuk po merr veten për një kohë të gjatë. Në tregun valutor vendas, sot euro vazhdon rënien kundrejt monedhës vendase lekë. Krahasuar me ditën e djeshme, një euro blihet me 0.2 lekë më pak. Blihet me 123.80 lekë dhe shitet me 124.50 lekë. Dollari amerikan gjatë kësaj javë ka qenë në luhatshmëri me ulje dhe ngritje të vazhdueshme. Sot në shenja pozitive. Blihet me 109.20 lekë dhe shitet me 110 lekë. Monedha britanike është rritur me 0.4 lekë nga dita e martë.
Edhe Paundi britanik është rritur me 0.3 lekë. Blihet sot me 139 lekë dhe shitet me 140 lekë.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
EUR/ALL 123.80 -124.50
USD/ALL 109.20 -110.00
GBP/ALL 139.00 – 140.00
AUD/ALL 79.50 – 80.50
CAD/ALL 82.00 – 83.00
CHF/ALL 109.10 – 110.00.