Deputetja e PD, Nada Meçorapaj ka komentuar protestën e studentëve ndaj qeverisë për tarifat e larta duke pohuar se studentët kanë rikthyer dhe ringjallur shpirtin e Protestës.
Ja statusi i Naca Meçorapaj në FB
Studentët kanë rikthyer dhe ringjallur sot shpirtin e Protestës. Një përmasë që është fashitur te shqiptarët, por shuar kurrë. Në mbajtjen e të tulatur të këtij shpirti ka ndikuar edhe propaganda qeveritare milionaeuroshe. Ka ndikuar dhe sponsorizimi i idesë se 'të gjithë janë njëlloj'.
Si propagandë të sponsorizuar lart, por që e merr frymëzimin në kënetat e shpirtit njerëzor duhet të lexoni edhe deklaratën e Kryeministrit dhe hosanatë e medias së tij, sipas të cilëve në protestë kanë dalë 'ngelësat'.
JO! Ngelës në klasën e demokracisë janë ata që nuk dalin në protestë, që nuk i besojnë këtij institucioni demokratik, që e përbuzin atë.
Studentët u ngritën sot dhe do të dalin sërish nesër, sepse Dhjetori është muaji i tyre, sepse e ardhmja është e tyre, sepse Shqipëria është e tyre.
Unë jam me studentët