Tentoi të çojë kallashë në Angli me postë, gjykata jep verdiktin për Cullhajn

E Enjte, 06 December 2018 13:49

Gjyakata ka vendosur të lërë për 8 vite në burg Sajmir Cullhaj, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të armëve.

Vitin e kaluar Cullhaj tentoi të çojë në Britani disa kallashnikovë me postë.

“Nuk e dija që kishte armë, mi dha një shok për t’i postuar”

 

Në gusht të vitit 2017 para gjykatësve Cullhaj do të justifikohej me këto fjalë:

Përmes mikut tim me emrin Tani,  që më tha se do çonte pako në Britani, shkova tek DHL për të dorëzuar pakot  por nuk e dija se çfarë kishte. Unë shkova me makinën e tij te DHL për të dorëzuar pakot, por kur më arrestoi policia, aty mora vesh që në ato pako kishte armë,

Armët me postë drejt Anglisë, çfarë shkraunte Daily Mail

Autoritetet shqiptare kanë zbuluar një komplot, ku tre pako me armë do të niseshin nga aeroporti i tyre dhe kishin për destinacion Britaninë e Madhe. Sipas Policisë, dyshimet ishin se armët do të përdoreshin për ndonjë sulm terrorit të mundshme, apo ishin pjesë e krimit të organizuar.

Armët e llojit kallashnikovi, ishin të fshehura në tri kuti postare. Stafi i sigurimit i gjeti armët në pjesën e ngarkesës së aeroportit të Tiranës para se ata të ishin ngarkuar, shkruan Daily Mail.

Ato ishin të mbështjellë në peshqirë dhe qese brenda kutive DHL që përmbante edhe rroba dhe letra.

Policia anti-terror ka rritur vëzhgimin pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar adresën e synuar të shpërndarjes, por thanë se kanë njoftuar homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. I dyshuari për këtë rast nga autoritete shqiptare është Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua në Shqipëri pas konfiskimit te armeve. Thuhet se ai kishte marrë urdhra për të lëvizur armët tri ditë para se të dërgonte pakon të premten.

Ai ka refuzuar të japë më shumë detaje se nga vijnë armët, se për çfarë do të përdoreshin ose për marrësit e tyre të synuar. Detektivët gjithashtu po hetojnë një njeri i njohur me inicialet N.F – nga qyteti i Durrësit. Zëdhënësi i DHL-së nuk i është përgjigjur kërkesës lidhur me rastin në fjalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...