Sa kushton arsimi i lartë? – 7.1% e pagës mesatare vjetore, ndër normat më të larta në Europë

E Enjte, 06 December 2018 15:16

Tarifat vjetore të universiteteve në Shqipëri variojnë nga 25 mijë lekë deri në 45 mijë lekë, në rastet e Universitetit të Mjekësisë. Në Shqipëri, paga mesatare neto fiksohet në 41 mijë lekë në muaj, ose 4.9 milionë lekë në vit.

Kjo do të thotë se, pagesa për Universitetin, është e barabartë me 7.1% të të ardhurave mesatare mujore për frymë në vend. Kjo shumë nuk përfshin kostot shtesë, pra ato për libra, materiale, tarifa shtesë, si ajo e provimeve të mbartura dhe as kostot e pagesave nën dorë, një praktikë ende mjaft e përhapur në arsimin e lartë në vend.

Por, si është kjo normë për vendet e tjera të Europës? Në 13 shtete, arsimi i lartë në universitetet shtetërore është falas. Pjesa dërrmuese e tyre janë ekonomi mjaft të zhvilluara dhe vende me një nivel mirëqenie të lartë. Këto 13 shtete janë: Irlanda, Suedia, Luxemburgu, Gjermania, Austria, Danimarka, Finlanda, Greqia, Hungaria, Norvegjia, Polonia, Sllovenia dhe Çekia.

Sa i përket shteteve në të cilat ka pagesa për universitetet shtetërore, për vendasit tarifat variojnë. Por në krahasim me të ardhurat mesatare për frymë nga paga, vetëm 6 prej tyre janë më të shtrenjta se Shqipëria.

Të gjitha të tjerat janë më të lira. Në Francë, tarifa për universitetin është sa 0.7% e të ardhurave mesatare neto për frymë në vit. Në Itali kjo normë është 4.1%, Spanjë 4.8%, Zvicër 2.2%, Belgjikë 3.6%, Islandë 0.7%.

Situata ndryshon po të shohim vendet që kanë një ekonomi më pak të zhvilluar. Rekordin e mban Lituania me 28.7%, e ndjekur nga Mali i Zi me 26.1%, Kroacia me 21.5%, Letonia me 15.1%, Portugalia 9.1% dhe Holanda me 7.7%. Pra, Shqipëria rezulton të jetë ndër vendet me tarifat më të larta për universitetet shtetërore krahasuar me të ardhurat mesatare për frymë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...