Frika se protesta masive e studentëve mund të zhvendoset nga Ministria e Arsimit tek Kryeministria ka rezultuar në blindimin e këtij institucioni me dhjetëra forca policie.
Në ditën e tretë të protestës, studentët kanë mbushur rrugën para ministrisë. Në rrethe studentët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar kësaj kauze.