Skandali me Unazën, Kryemadhi: Prokuroria të hetojë, ndal projektit

Premte, 07 December 2018 12:09

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i ka bërë sot thirrje prokurorisë të nisë hetimet për projektin e Unazës së Madhe. Duke iu referuar dokumenteve të publikuara në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 për kompaninë që ka fituar tenderin që ka falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, Kryemadhi tha se janë provat e mjaftueshme për prokurorinë.

“Banorët e e Unazës së Re i ka bërë pronarë ligji i 2006, të cilin ne si institucione e si politikë e kemi shkelur me të dyja këmbët. Pabarazia para ligjit quhet diskriminim. Kjo është qeveria që bën qeverinë më të mundshme raciste që kemi parë në këto 27 vjet. Tenderi i Unazës së Re që dje u faktua nga një emision ku kishte të falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit, tregon se ka kaluar çdo shkallë dhe çdo normë morale dhe ligjore të kësaj qeverie. Tenderi i Unazës së Re jo vetëm që është një vepër korruptive, por është një ndasi sociale që përbën diskriminim. Prokuroria e ka veprën penale dhe nuk ka më ça pret për të filluar hetimin e kësaj vepre korruptive, diskriminuese që është bërë ditën me diell. Prokuroria ka përpara korrupsionin e tenderit, dokumente të falsifikuara, prandaj nuk mbetet gjë tjetër që të tregojë angazhimin e saj për të treguar që ne kemi bërë reformë në drejtësi”, theksoi Kryemadhi.

 

Sipas saj, shpërblimi i drejtë sipas ligjit është më e pakta që mund të bëjë qeveria shqiptare. “Nuk kemi parë e dëgjuar që një projekt për 2.3 km rrugë kushton 48 mln euro dhe ka zero dëmshpërblim për banorët. Prokuroria të nisë procedim penal ndaj të gjithë hartuesve të këtij projekti famëkeq. Iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë zullum të kthejnë sytë nga qytetarët. Ajo qëndresë për më shumë se 1 muaj e atyre banorëve është një mësim i mirë për politikën, për të gjithë ne që kemi qenë pjesë e qeverisjes sepse ky vend nuk mund të drejtohet më me interesa të vogla por në shërbim të qytetarëve. Sot më shumë se kurrë të gjithë ne pa dallim bindjesh, krahine e ideje duhet të jemi kompakt për të ndaluar këtë diskriminim”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...