Flet nga burgu protestuesi i Unazës: Ne kishim të drejtë, arrestoni kreun e ARRSH

Premte, 07 December 2018 17:51

Një ditë pas publikimit të falsifikimit të projektit të Unazës së re, ka folur nga ambientet ku mbahet i burgosur në Fushë-Krujë, Dorjan Protoduari. Ai tha se koha e vërtetoi se ne ishim në të drejtën tonë dhe vjedhjen e kanë bërë qeveria dhe Bashkia. Në një komunikim me telefon në media, Protoduari kërkoi arrestimin e kreut të ARRSH Afrim Qendros.

Pjesë nga intervista:

-Nuk e di kur do dal, pres nga dita në ditë të dal. Nuk e di pse më mbajnë. Sot këtu duhet të ishte Afrim qëndro dhe jon unë sepse tani u vërtetua që ai projekt ishte vjedhje.

-Keni shpresë se do ketë drejtësi?

-Unë kam shumë shpresë te gjykata jo te prokuroria se duhet të kishte nisur hetime më shpejt. Duhet të ishin ata që vodhën te projekti këtu e jo ne.

-Çfarë pozicioni jeni ju në raport me apelimin e vendimit?

-Një nga akuzat është se unë jam organizator, po çfarë organizatori jam unë kur jam ende në burg dhe aty vazhdon prap protesta. Do të thotë se s’po i organizoj unë.

-Si është gjendja e dy të arrestuarve të tjerë të Unazës?

-Danjeli është shtruar njëherë në spital për mjekim, tani është mirë. Nuk rrimë në të njëjta dhoma, por takohemi.

Login to post comments